Mevlan Adili ishte heroi i Vllaznisë ndaj Lacit. Super goli i mbrojtësit nga distanca vendosi fitoren ndaj kurbinasve. Kështu shkodranët arritën që të fitonin Kupën e Shqipërisë dhe njëkohësisht shkuan në turin e dytë të Conference League. Në përfundim të ndeshjes kishte vend për festë te Vllaznia, teksa Adili ia ka marrë valles. /Sport Ekspres/