Atalanta bëhet me drejtor të ri sportiv, vjen njeriu që zbuloi Kumbullën dhe Rrahmanin

Atalanta ka bërë ndryshime në kupolën e saj drejtuese. Në postin e drejtorit sportiv do të vijë Tony D‘Amico. Ky i fundit ka ndërprerë bashkëpunimin e tij me Veronën, ku bëri një punë për tu duartrokitur. D’Amico mban me ritën e zbulimit të lojtarëve me kosto të ulëta, për ti shitur më pas me vlera të mëdha.

Ndër lojtarët e zbuluar prej tij janë edhe Marash Kumbulla me Amir Rrahmanin. Ky i fundit erdhi në Serie A nga Dinamo e Zagrebit dhe menjëherë mori vendin e titullarit, për të siguruar më pas një kontratë me Napolin. Ndërkohë, situata me Kumbullën ka qenë ndryshe. Mbrojtësi shqiptar ishte pjesë e akademisë së Veronës dhe prej aty iu dha besimi për të qenë pjesë e ekipit të parë. Besimi u shpërblye, teksa Kumbulla më pas u bë pjesë e Romës për 30 milionë euro./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *