Rei Manaj ka dhënë së fundmi një intervistë për “Calciomercato.com“, ku tregon se do të ishte i lumtur të qendronte te Specia, por klubi duhet të sforcohet ekonomikisht për të bërë të mundur diçka të tillë. Sulmuesi shqiptar është rikthyer pas në kohë në debutimin e tij me Interin, skuadër me të cilën e ka ëndërr të rikthet. Gjithashtu Manaj zbulon edhe një prapaskenë në periudhën kur veshi fanellën zikaltër. Ai rrëfen se Mançini njëherë e dëboi nga stërvitja pasi nuk po jepte maksimumin.
E ardhmja: “Jam mirë këtu dhe do të isha i lumtur të qëndroja. E di se çfarë dua, por klubi duhet të bëjë një sakrificë si në karton ashtu edhe në pagë. Për të ecur përpara së bashku, duhet të biem dakord të gjithë.
Debutimi me Interin: “Falenderoj Mançinin për mundësinë që më dha të debutoj dhe të luaj disa ndeshje. Tani do të ishte një ëndërr të kthehesha te Interi. Në fund të kampionatit ishim të gjithë të relaksuar dhe jo shumë të përqendruar. Një ditë më dërgoi në dhomat e zhveshjes se nuk po stërvitesha mirë. Në fillim u zemërova shumë, më pas kuptova që e kishte bërë për të mirën time dhe mora mësimin tim”.
Barcelona: “Ishte më e rëndësishmja e jetës sime. Ata më kishin marrë për Barçën B, por Suarez u dëmtua për 5 muaj dhe u fol edhe për një mundësi për të shkuar në ekipin e parë. Në fund mbeta në rezervë, por gjithsesi u ndje pesha e fanellës. Në fushë mund të shihje dallimin mes lojtarëve të Barcelonës dhe të tjerëve, ne luajtëm me qetësi të çmendur”, ka rrëfyer Rei Manaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/