Përse e fitojë Guindo çmimin e golashënuesit para Seferit? Zbulohet arsyeja, 155 minuta ndan që të përzgjidhej me hedhje shorti

Golashënuesi më i mirë i Superiores mund të përzgjidhej edhe me hedhje shorti në këtë sezon, nuk do të ishte shumë çudi. Ndryshe nga sezonet e mëparshme, këtë herë u krijua disi konfuzion për të kuptuar se kush do të merrte vendin e parë pasi Guindo dhe Seferi realizuan të dy nga 19 gola.

Por në fund ishte Guindo që i rrëmbeu vendin e parë Seferit. Kjo pasi në bazë të rregullava të nxjerra edhe nga Supersport mbi vendosjen e golashënuesit më të mirë të Superiores, thuhet:

Golashënuesi më i mirë është lojtari që ka raportin (gola të shënuar gjithsej) për mbi (ndeshje të luajtura gjithsej) në sezonin përkatës, më të madh.

Golashënuesi më i mirë është lojtari që ka raportin (gola të shënuar gjithsej) për mbi (minuta të luajtura gjithsej) në sezonin përkatës, më të madh.

Nëse edhe pas zbatimit të kritereve më sipër ka baraspeshë, atëherë për të përcaktuar golashënuesin më të mirë FSHF do të hedhë short për të shpallur golashënuesin më të mirë të sezonit futbollistik.

Kështu Guindo arriti të realizoi 19 gola në 2836 minuta loje, ndërsa Seferi kishte realizuar 19 gola me 2991 minuta loje. Për këtë arsye, sulmuesi i Kombëtares së Malit do të përfitojë edhe një shumë prej 2 mijë euro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *