“29 herë kampion”! Shihni banderolën e madhe të shpalosur nga tifozët e Tiranës, lojtarët e Kukësi i nderojnë me tunel bardheblutë

Tifozët e Tiranës kanë mbushur stadiumin Selman Stërmasi për të nisur festën e titullit kampion. Bardheblutë po luajnë kundër Kukësit dhe e kanë të siguruar matematikisht titullin, por duhet të presin fundin e këtij takimi për të festuar për gjithë këtë sezon.

Shkallët e Selman Stërmasit janë të mbushura dhe tifozët e Tiranës kanë shpalosur një banderolë gjigante. Atje shkruhej “29 herë kampionë”, teksa në momentin kur lojtarët dolën në fushën e blertë, lojtarët e Kukësit i bën tunelin e përshëndetjes atyre të Tiranës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *