Pas kampionatit të fituar, Sherif Tiraspoli ka marrë edhe Kupën. Në ditën e sotme është luajtur finalja ndaj Sfintul Georghe.
Regi Lushkja e ka nisur nga minuta e parë dhe do të shënonte në sekondën e fundit të ndeshjes, për të siguruar fitoren në shifrat 0-1. Këtë herë mesfushori e ndien veten protagonist në trofeun e Kupës së Moldavisë. /Sport Ekspres/