Mbulon dështimin, Pep Guardiola ka përcaktim befasues: Më e vështirë të fitosh Premier League se Champions League, janë 38 javë me 7 ndeshje

Pep Guardiola ende nuk ka arritur ta udhëheq Manchester Cityn drejt fitores në Champions League. Trajneri pranoi se Premier League është më e vështirë për të fituar. Deri më tani, Guardiola ka fituar dy herë Champions League në karrierën e tij si trajner. Megjithatë, më shumë se një dekadë pret triumfin e radhës. Ai e pushtoi Evropën për herë të fundit teksa drejtonte Barcelonën. Nga ana tjetër, Guardiola po ecën shkëlqyeshëm në Premier League. Manchester City ka fituar kampionatin tre herë në katër sezonet e fundit. Tani City ka një shans për të mbrojtur kampionatin.

“Premier League është më e vështirë se Champions League. Ajo zgjat kaq shumë javë, ka kaq shumë ndeshje, lëndime, kohë të këqija, të mira, situata të ndryshme. Nuk po them se Champions League nuk është e rëndësishme. Sigurisht që do të doja që skuadra ime të luante në finalen e këtij viti në Paris, por të fitosh 38 ndeshje në kampionat është një gjë dhe të fitosh gjashtë apo shtatë ndeshje një tjetër”, tha Guardiola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *