Të dielën do të jepet verdikti përfundimtar i Premier League-s. Manchester City udhëheq me një pikë më tepër se Liverpooli dhe sfidat e kësaj fundjave janë finale për të dyja këto skuadra. Por një detaj në klauzolë i shton presionin ekipit të Guardiolës.
Të kuqtë do të luajnë përballë Ëolverhampton-it, që ka interes personal në rast se djemtë e Klopp-it ngrenë lart trofeun e Premier League-s. Pas shitjes së Diego Jotës, në klauzolë është shënuar se “ujqërit” do të përfitojnë një shumë të madhe parash në rast se Liverpooli shpallet kampion. Për të shmangur çdo surprizë negative, City-t i duhet me patjetër fitorja përballë Aston Villa-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/