Sa me fat të luash me Haland! Norvegjezi i jep orë 15 mijë euro secilit nga lojtarët e Dortmundit pas largimit, nuk harron as shefat e kuzhinës me mjekët

Sa me fat të luash në të njëjtin ekip me Erling Haland. Ylli norvegjez është larguar nga Dortmundi dhe do të jetë pjese e Manchester City duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Mediat gjermane kanë raportuar se Haland u ka lënë nga një dhuratë të gjithëve pjesëtarëve të Dortmundit.

Secili prej lojtarëve të skuadrës gjermane, pra 33 të tillëve, u ka dhuruar një orë luksoze me vlerë 15 mijë euro. Ndërkohë nuk është harruar as stafi i klubit që përfshin shefat e kuzhinës, fizioterapistët dhe mjekët. Atyre u ka mbërritur një orë me vlerë 7.000 euro secila dhe në total thuhet se Haland ka shpenzuar gjysmë milioni euro vetëm me dhurata. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *