Eintrachti i Frankfurtit ka fituar trifeun e Europa League-s pasi mposhtim penallti Rangers-in në finale. Kjo është hera e parë pas 42 vitesh që skaudra gjermane arrin të fitojë një kompeticion europian. Kjo mungesë e madhe për trofe vihet re edhe te tifozët, të cilët e kanë qenë tejet të zjarrtë në mbështetjen e tyre për klubin e zemrës.
Pas pushtimit të “Camp Nou”-t, mbështetësit e Frankfurtit u rikthyen përsëri në Spanjë, këtë herë në Seville, ku u zhvillua edhe finalja. Por tifozët që gjendeshin në Spanjë ishin pakicë në krahasim me atë çfarë ndodhi në Gjermani. Tifzoët e Frankfurtit mbushën cep e më cep stadiumin e tyre, nga ku panë sfidën përmes ekranit.
Por pavarësisht se nuk ishin pranë lojtarëve, mbështetja e tyre ishte mbresëlënëse. I gjithë stadiumi ka shpërthyer në momentin e penalltisë së Borrel-it, që i dha edhe trofeun Eintracht-it. Skena vërtetë të jashtëzakonshme, që tregojnë se këta tifozë meritojnë edhe Champions League-n. Fundja, pamje të tilla rrallë shihen edhe nga mbështetësit e klubeve më të mëdha që marrin pjesë në Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
The public viewing at Eintracht Frankfurt's Waldstadion as Rafael Borre scores the winning penalty to win the Europa League final for #SGE.
What a moment.#UELFinal #SGERFC pic.twitter.com/qsxoyl9sfh
— Felix Tamsut (@ftamsut) May 18, 2022