Një mbrëmje e paharrueshme për Eintracht-in e Frankfurtit. Pas 42 viteve, skuadra gjermane arrin të fitojë një trofe europian. Eintracht Frankfurt fitoi sot kompeticionin e Europa League-s. Për të marrë në duart e tyre trofeun, lojtarëve të ekipit gjerman u janë dashur ekzekutimet e penalltive.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin lojtarët e Rangers-it. Aribo zhbllokoi rezultatin në minutën e 57, ndërsa në të 69-n Rafael Borre ktheu përsëri baraspeshën. Finalja shkoi në shtesa, por pa mundur të përcaktohej fituesi.
Lojtarët e të dy ekipeve i drejtohen më pas 11 metërshave, nga ku Frankurti shënon 5 prej tyre, ndërsa Rangers-i 4. Penalltinë vendimtare e ka humbur ai i cili më pak pritej. Ramsey, futbollisti me karrierën më të pasur dhe me shumë ndeshje me klube elitare apo edhe në Champions League, gabon nga pika e bardhë e 11 metrave, duke i dhuruar kështu trofeun Frankfurtit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
The @EuropaLeague trophy is on its way to Germany ???@Eintracht go through the entire #UEL campaign undefeated as Rafael Borré scores the winning penalty!#beINUEL #UELfinal pic.twitter.com/jesCFcoAly
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) May 18, 2022