Kombëtarja e Ukrainës ka nisur sezonin përgatitor, ku po përballet me klube të ndryshme europiane. Verdheblutë kanë mposhtur dje ekipin e Empolin me rezultatin 3-1. Golat për ukrainasit u shënuan nga Jaremçuk në minutën e 26, Karavaev në të 46-n dhe Pikalionok në minutën e 53-të. Në krahun tjetër golin e vetëm për ekipin italian e shënoi La Mantia në minutën e 45.
Titullarë në këtë takim miqësor ishin edhe 3 futbollistë shqiptar. Bëhet fjalë për Samir Ujkanin, Ardian Ismajlin dhe Nedim Bajramin. Javët e fundit minutat kanë qenë të pakta për ta në Serie A dhe ndeshja me Ukrainën ishte një mundësi e mirë për ta për të qenë aktiv në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/