Liverpooli ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme në “St. Mary”. Të kuqtë kanë përmbysur Southampton-in me rezultatin 1-2, duke shkuar kështu vetëm një pikë larg Manchester City-t. Armando Broja nuk arrin dot të vr.asë shpresën e djemve të Klopp-it, teksa nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës.
Sulmuesi shqiptar shkaktoi panik që në minutën e 10, kur bën një nga kalimet e tij të zakonshme në zonë dhe më pas tenton goditjen në portë. Por diagonalja e tij këtë herë ndalet nga Allison Becker. Kundërshtarët marrin mirë masat më pas dhe nuk e lejojnë të jetë i rrezikshëm në zonë. Madje shpesh herë përdorin forcën për ta ndaluar që në mesfushë.
Goli i vetëm për Southampton-in u shënua nga Redmond në minutën e 13, ndërsa më pas ishin Minamino në të 27-n dhe Matip në të 67-n ata që përmbysën rezultatin. Liverpool-i prish kështu festën e City-t, pasi çështja e titullit kampion do të zgjidhet në javën e fundit të Premier League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/