Alarico Rossi, i mbërritur në Shqipëri rreth pesë vite më parë, në kohën kur erdhi edhe Panuçi. Por ndryshe nga trajneri italian, Rossi nuk zgjodhi që të ikte kurrë. Tashmë shef i departamentit të analizave të ndeshjes në FSHF, italiani ka përshkruar në mediat e vendit të tij edhe atmosferën për ndeshjen e finales së Conference League, pa harruar lidhjet e shqiptarëve me shtetin fqinj.
“Me biletat është vërtet një rrëmujë dhe nuk ka për të gjithë punonjësit e Federatës. Ky është momenti i Marash Kumbullës, këtu ai është një idhull, flasim shumë për të pikërisht për shkak të ngjarjes që përfaqëson kjo finale. Ai është në fushë në një ekip italian, shqiptarët kanë dashuri dhe respekt për Italinë që nuk është edhe aq e kuptueshme për ata që nuk janë brenda një dinamike të caktuar. Kur mbërrita këtu me Panuccin, në ndeshjen e katërt që luajtëm kundër Italisë. Epo në kohën e himnit kanë kënduar 15 mijë shqiptarë himnin italian dhe shikuam përreth dhe pyetëm veten: “Çfarë po ndodh, por ne nuk luanim në shtëpi?”
Nuk e di numrin e saktë të tifozëve shqiptarë në finale, por do të jenë shumë, të gjithë do të bëjnë tifo për Romën dhe për Kumbulën. Ata janë shumë të lidhur me flamurin. Dhe duke parë që Kumbulla është në fushë, është sikur të ishte Shqipëria. Jo me holandezët, ka pak raporte, nuk ka pasur kurrë një emigrim të madh në Holandë. Këtu janë rritur të gjithë me televizionin italian, janë rritur në vitet ’90 pas TV. Regjimi komunist në atë kohë donte që të gjitha antenat të ktheheshin drejt malit, për të shfaqur vetëm disa televizione. Nga ana tjetër, gjatë natës u bënë patrullime për të kthyer antenat drejt detit, për në Itali. Italia shihet si liri, sepse përballë detit ishte liria”, tha Rossi. /Sport Ekspres/