VIDEO/ E mbani mend finalen e çmendur që vendosi titullin në Premier League? Rooney dyshon ende për trukim: Nuk e kuptova si nuk e hetuan, i dhanë topin vetë…

Pak ditë më parë u bënë 10 vite nga ndeshja e famshme mes Manchester City dhe QPR. City priti QPR në Etihad më 13 maj 2012 dhe kishte nevojë për një fitore që të merrnin titullin, por gjërat nuk shkuan mirë për ekipin vendas që ishte favoriti absolut. Ndonëse kaluan në epërsi me golin e Zabaletës në minutën e 39-të, QPR me Cisse dhe Mackie solli përmbysjen në pjesën e dytë. Kështu “qytetarët” e dërguan ndeshjen në shtesë në humbjen 1-2.

Edhe ata më optimistët në mesin e tifozëve të City nuk besonin më në një kthesë. Mike Dean e zgjati ndeshjen për pesë minuta, ndërsa filluan sulmet e çmendura nga vendasit, të gjithë ishin në zonën e penalltisë së QPR. David Silva gjeti Edin Džekon dhe lojtari boshnjak solli barazimin. Ishte një nga momentet kyçe për të fituar titullin dhe vetëm dy minuta më vonë, Sergio Aguero shënoi një gol për 3:2, duke i dhënë titullin skuadrës.

Në të njëjtën kohë Manchester United kishte përfunduar ndeshjen në transfertë ndaj Sunderland dhe fitoi 0-1, në pritje për të festuar titullin. Më pas Ëayne Rooney dhe shokët e skuadrës mësuan se Aguero i solli fitoren Cityt dhe se ishte Mancesteri tjetër që do të festonte titullin. Pa asnjë dilemë, kjo është një nga finalet më të çmendura të një kampionati futbolli dhe Rooney e kujton këtë 10 vjet më vonë, por një gjë e shqetëson…

“Nuk do të jetë kurrë e qartë për mua pse nuk u vu në dyshim dhe hetim që lojtarët e QPR ia dhanë topin City-t pasi pësuan golin e dytë. Është e çuditshme për mua, ata thjesht ia dorëzuan topin lojtarëve të Manchester Cityt nga qendra. Djibril Cisse festoi si sulmues i QPR-së ??pas ndeshjes me lojtarët e City”, tha Rooney. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *