VIDEO/ Po qante me dënesë si fëmijë dhe këmbët nuk po i mbanin, momente emocionuese për ndeshjen e fundit të Dybala te Juventusi

Ndeshja e fundit e Dybalës para stadiumit të Juventusit. Momente emocionuese janë dhuruar edhe për këtë futbollist. Menjëherë pas përfundimit të takimit me Lacion, argjentinasi ka nisur që të qajë me dënesë si një fëmijë.

Këmbët nuk po i mbanin, por Bonuci vendosi që ta inkurajojë për të shkuar dhe përshëndetur të gjithë tifozët që po e prisnin mes duartrokitjeve. Pavarësisht kritikave të kohëve të fundit dhe marrëdhënies që ka pasur jo pak ftohje, emocionet ishin të pastra në këtë ndarje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *