Vedat Muriqi vazhdon të tregojë se La Liga është vendi i duhur për të. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e tij të 5-të në kampionat. Shtatlarti nga Prizreni i shpëton vëmendjes së gjithë mbrojtjes së Rajo Vajekanos dhe me një goditje të bukur me kokë e ndal topin në rrjetë.
Goli i shënuar prej tij në minutën e 13 i ka dhënë avantazhin 1-0 Majorkës, e cila tashmë shpreson për lu.ftën për mbijetesë. Në lojë është vetëm një ndeshje e mbetur, ku fatet e sezonit varen edhe nga rezultati i Kadizit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/