Një ndeshje e jashtëzakonshme ishte kjo e sotmja për Xhakomo Vrionin. Sulmuesi shqiptar dhuroi dy asist dhe shënoi një gol kundër Hartberg, në atë fitore të Tirolit me shifrat 4-2. Megjithatë lojtari kuqezi nuk po arrin të kap Adeyemi.
Ky i fundit është pjesë e Salzburg dhe njëkohësisht u zyrtarizua pak ditë më parë te Dortmundi. Adeyemi ka arritur të shënojë 19 gola në kampionat deri tani, ndërsa Xhakomo Vrioni ka shënuar 16, kur ka mbetur edhe një ndeshje në dizpozicion për Tirolin. /Sport Ekspres/