Tirana nuk tregon mëshirë ndaj Vllaznisë! Dinamo zyrtarizohet në Kategorinë e Parë, fitojnë Partizani, Teuta dhe Kukësi për Europën

0

Pak minuta më parë është mbyllur edhe kjo javë e Superiores, teksa tani jemi vetëm dy ndeshje nga fundi. Shumë verdikte janë përcaktuar teksa Dinamo ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Pas humbjes së sotme me Kukësin në shifrat 2-1, kryeqytetasit rikthehen në të parën. Demiri shënoi i pari për Dinamon, por Lulaj dhe Ndreca përmbysën gjithçka.

Me këtë fitore verilindorët futen në garë për Europën. Nga krahu tjetër edhe Partizani po lufton për Europën duke mundur Egnatian me shifrat 0-1, falë golit të Rrapajt. Ekipi i Ramadanit ka siguruar vendin e Play Off ku do të përballet me fituesin e çiftit Apolonia-Korabi.

Tirana nuk ka treguar aspak mëshirë ndaj Vllaznisë për ta mundur pastër 3-1. Seferi, Xhixha dhe Tore ishin autorët e golave për bardheblutë, që të vetmin gol të pësuar, e shënuan po vetë me Zhivanajn. Sakaq Teuta nuk ka gabuar ndaj Kastriotit duke mbajtur ende shpresat hapur për Europën me shifrat 0-1 falë Rubin Hebajt, ndërsa Laçi përmbysi Skënderbeun në shifrat 1-2. /Sport Ekspres/

Tirana-Vllaznia 3-1 Seferi 8′, Totre 42′, Xhixha 48′, Zhivanaj kartoni i kuq 70’/ Zhivanaj autogol 24′, Gurishta karton i kuq 76′

TIRANA: Bekaj; Përgjoni, Behiratche, Zhivanaj, Toli; Najdovski, Totre, Hoti; Ismajlgeci, Seferi, Xhixha. Trajner: Orges Shehi.

VLLAZNIA: Zogovic; Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Çoba, Da Silva, Latifi; Aralica. Trajner: Elvis Plori.

Egnatia-Partizani 0-1 Rrapaj 46′

EGNATIA: Puja; Ymeraliaj, Kacbufi, Krivanjeva, Allmuça; Duranski, Agbekpornu; Delarge, Levendi, Jackson; Pedro. Trajner: Zekirija Ramadani.

PARTIZANI: Hoxha; Hadroj, Bitri, Belica, Sota; Rrapaj, Matondo, H. Marku; Mala, Skuka, Junior. Trajner: Dritan Mehmeti.

Kastrioti-Teuta 0-1 Hebaj 78′

KASTRIOTI: Vata; Rami, A. Selmani, Dida, Neziri; Karakaçi, Okebukëu; S. Selmani, Hasani, Hajderaj; Ajazi. Trajner: Emiliano Çela.

TEUTA: Qirko; Kotobelli, Ivanovic, Jazxhi, Idrizaj; Peposhi, Aleksi, Beqja, E. Vila; Hebaj, Daci. Trajner: Renato Arapi.

Kukësi-Dinamo 2-1 Lulaj 66′, Ndreca 78’/ Demiri 52′

KUKËSI: Tafas; Gligorov, Bytyçi, Lulaj, Ndreca; Sh. Taipi, De Lucas, Sh. Taipi; Basha, Milunovic, Feijao. Trajner: Diego Longo.

DINAMO : Harizaj; Maliqi, Miha, Imami, Prodani; Siljanovski, Sidibe, Demiri; Ibraimi, Reginaldo, Haxhiu. Trajner: Rodolfo Vanoli.

Skënderbeu-Laci 1-2 Pusi 42’/ Guindo 82′ p, Turkaj 89′

SKËNDERBEU: Ruçi; Frashëri, Dëumfour, Vitija; Vrapi, Mara, Pecani, Vangjeli; Pusi, Mensah, Berisha. Trajner: Gentian Lici.

LAÇI: Dajsinani; Ziko, Malota, Velkoski, Roganovic; Qato, Turkaj, Spahiu; Akinyemi, Guindo, Zulfiji. Trajner: Shpëtim Duro.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.