VIDEO/ “Dikush nga Interi erdhi dhe më goditi”! Alegri ngriti akuza për zikaltrit, dalin pamjet mbi ngjarjen që “tërboi“ trajnerin e Juventusit

Juventusi humbi finalen e Kupës së Italisë me rezultatin 2-4 kundër Interit. Një ndeshje që u vendos në shtesa dhe që solli edhe tension pas vijave kufizuese. Alegri nuk arriti të kontrollonte dot nervat pas golit të katërt të zikaltërve, duke u grindur me lojtarët dhe stafin kundërshtar. Gjest ky që u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri.

Pas ndeshjes Alegri u justifikua me faktin se dikush nga Interi erdhi dhe e goditi, çka solli edhe “tërbimin“ e tij. Në rrjet kanë nisur të qarkullojnë edhe pamjet e këtij momenti, ku duket se goditja që pretendon trajneri i Juventusit ka qenë më tepër një kontakt aksidental, për të cilin ndihmësi i Inzagit, Ceçi, ka kërkuar edhe ndjesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *