VIDEO/ Dy penallti për Interin dhe dy përmbysje, zikaltërit fundosin Juventusin dhe shpallen fituesit e Kupës së Italisë

Fituesi është vendosur, Interi ngre në qiellin e “Olimpikos“ Kupën e Italisë. Janë dashur më shumë se 120 minuta për të vendosur finalen mes Juventusit dhe zikaltërve. Sfida e sotme ka dhuruar emocione të vërteta futbolli, të cilat kanë nisur që në minutën e 6. Barela zhbllokon rezultatit mjaft herët me një gol të mrekullueshëm nga jashtë zone, duke ndezur kështu festën e zikaltërve. Juventusi u përpoq të reagonte, por pjesa e parë mbyllet me epërsinë e skuadrës së Inzagit.

Por e dyta nis me një tjetër marsh për bardhezinjtë. Fillimisht Aleks Sandro në të 50-n dhe Vlahoviç vetëm 2 minuta më vonë përmbysin Interin. Por kaq nuk ka mjaftuar, teksa një penallti në minutën e 80 rihap llogaritë. Lautaro Martinez rrëzohet në zonë dhe VAR-i së bashku me arbitrin kryesor janë në të njëjtin mendim dhe akordojnë penallti për zikaltrit. Nga pika e bardhë qendron Calhanoglu, i cili realizon një penallti perfekte dhe e dërgon sfidën në shtesa.

Aty do të ndodhë edhe përmbysja e dytë e kësaj finaleje, me Perisiçin që shkund rrjetën dy herë brenda pak minutave për ta çuar rezultatin në 2-4. Goli i parë i tij vjen nga një tjetër penallti e akorduar me VAR për ekipin e Inzagit. Zikaltrit fundosin kështu Juventusin, që mbyllin sezonin pa asnjë trofe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/ContenidoTr/status/1524490443425296386

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *