Veshi fanellën e Ronaldos në vendin e gabuar! Babë e bir largohen nga stadiumi mes të sharave nga tifozët e Atletikos së Madridit

Derbi mes Atletikos dhe Realit të Madridit është një nga më të nxehtët në Spanjë dhe kjo dallohet qartë në duelet mes tyre. Sigurisht që sfida të tilla përjetohen me doza të larta emocioni, prandaj nuk mungojnë as telashet në shkallët e stadiumit. Probleme në tribuna ka pasur edhe në përballjen e fundit mes Atletikos dhe Realit.

Kamerat e “Movistar”-it kanë kapur një moment kur dy tifozët janë detyruar të largohen nga stadiumi. Arsyeja? Ndodheshin në vendin e gabuar, me veshjen e gabuar. Një burrë kishte shkuar në stadium së bashku me djalin e tij, por nuk kanë mundur ta shohin derbin deri në fund.

Babai mbante në qafë një shall të Realit të Madridit, ndërsa djali kishte veshur një fanellë të Kristiano Ronaldos, duke irrituar kështu tifozët e Atletikos. Menjëherë kanë nisur ofendimet e rënda në drejtim të tyre, çka ka shtyrë forcat e sigurisë t’i largojnë nga stadiumi për të shmangur një përshkallëzim fizik të situatës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *