Makthi për Leonardo Spinazzola-n ka përfunduar. Lojtari italian është kthyer përsëri në fushën e lojës pas atij dëmtimi mjaft të vështirë që pësoi në Euro 2020 me Kombëtaren e Italisë. Tashmë kohët e këqija kaluan pas krahëve dhe lojtari i Romës ëndërron të veshë fanellën verdhekuqe në finalen e Ligës së Konferencës që do të luhet në Tiranë.
“Një Romë që lu.fton, që dëshiron të fitojë, që di të luajë si ekip, di të presë dhe di kur të luajë. Është një Romë shumë e forte. Tani jemi në maksimumin tonë. Finalja në Tiranë? Unë isha duke shpresuar të arrija atje për Romën, për tifozët, por edhe për veten time. Është gjithashtu e rëndësishme të ëndërroj vetëm për të luajtur finalen dhe të ndihem përsëri dhe të jap një kontribut për ekipin”, ka thënë Spinazzola./Sport Ekspres/