Myrto Uzuni ka nisur të kthehet protagonist me Granadën në këto javë të fundit. Pas golit të parë të shënuar në sfidën e shkuar, sulmuesi shqiptar jep përsëri kontributin e tij në fushë.Por këtë herë ka zgjedhur të bëjë altruistin. Uzuni ka hequr dorë nga kënaqësia vetjake, duke i shërbyer Aleks Kojados.
Pavarësisht se gjendej pak hapa larg portës dhe i vetëm me portierin, lojtari i Kombëtares shqiptare zgjedh të pasojë për shokun e tij të skuadrës, që i jep avantazhin Granadës kundër Atletiko Bilbaos. Aktualisht pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultatin 1-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/