Mënyra si duan të përfitojnë shqiptarët nga finalja bëhet lajm në Itali, po anulojnë rezervimet e hoteleve dhe fluturimet për…më shumë para

Finalja e Conference League e ardhur në Air Albania do të sjelli përfitime të mëdha në ekonominë e Tiranës. Por si zakonisht, që shumat të jenë sa më të larta, mendojnë vetë biznesmenët shqiptarë. Prej ditësh kanë qarkulluar disa lajme se çmimi i hoteleve po rritet ndjeshëm. Nuk mbyllet me kaq, pasi “Il Tempo” ka zbuluar edhe një detaj të ri.

Sipas kësaj media prestigjoze, disa tifozë që kishin rezervuar hotele dhe fluturimet e tyre drejt Tiranës, papritur shohin sesi po i anulohen rezervimet e tyre pa arsye. Kjo pasi po pritet që data të afrojë më tepër me finalen dhe në këtë mënyrë hotelet dhe agjensitë e fluturimit do të përfitojnë shifra shumë herë më të mëdha, për të njëjtin shërbim. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *