Leçe ka siguruar titullin kampion të Serisë B mbrëmjen e sotme. Skuadra italiane ka mposhtur Pordenonen e vendit të fundit me rezultatin 1-0, duke e mbyllur kështu kampionatin në vendin e parë. Pjesë e këtij klubi është edhe Kastriot Dërmaku, i cili nga sezoni i ardhshëm do të jetë përsëri pjesë e Serisë A.
Një sukses i tillë padyshim që është pritur në mënyrën më të mirë të mundshme nga tifozët e skuadrës verdhekuqe. Stadiumi “Etore Gardiniero“ ishte stërmbushur nga tifozët mbrëmjen e sotme, të cilët kanë festuar si të çmendur arritjen e ekipit të tyre të zemrës. Atmosferë e jashtëzakonshme në një stadium që gumëzhin i gjithi nga zërat e mijëra mëbshtetësve të Leçes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Just have a listen to this ?
This was the home Curva at #Lecce this evening. A win against last-placed Pordenone gives them the #SerieB title#calcio #ultras #ultras #tifosi #uslecce #forzalecce @Lega_B @OfficialUSLecce
? u.lecce_ IG pic.twitter.com/1WbQL96Npo— Calcio England (@CalcioEngland) May 6, 2022