“Të tjerët do hiqnin dorë”, Ançeloti e zbulon pas ndeshjes: I tregova lojtarëve video nga 8 përmbysjet tona, mungonte edhe një

Një tjetër sukses madhështor për Ançelotin që me rikthimin e tij te Reali i Madridit, po shkëlqen edhe njëherë tjetër. Padyshim që përmbysja e sotme ndaj Manchester City ishte “qershia mbi tortë” e këtij sezoni. Menjëherë pas ndeshjes ndaj “qytetarëve”, trajneri i Realit ka treguar edhe sekretin.

“Kur gjithçka duket e humbur, ky ekip beson ende. Të tjerët do të kishin hequr dorë, ne nuk e bëjmë. Kemi parë një video para ndeshjes me të gjitha përmbysjet që kemi bërë në këtë sezon, janë tetë, u thashë në fund djemëve se na mungonte edhe një. Ja ku e kemi”, tha Anceloti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *