Nemanja Matic është shprehur disa kohë më parë se e kishte ndjekur prej kohësh Roy Keane dhe ishte një idhull për të. Megjithatë Keane nuk kishte asnjë mëshirë për të folur kundër mesfushorit serb që po largohet nga skuadra. Në fjalët përshëndetëse Matiç ka thënë se Manchester United do të jetë gjithmonë në zemrën e tij, por Keane e sheh ndryshe.
“Cilat janë standardet në klub? Matiç foli se si po largohet, sa bukur ishte për të dhe se United do të jetë përgjithmonë në zemrën e tij. Oh, dhe Chelsea, pak dhe Benfica, mos i harroni as ata. Jo të gjithë mund të jenë në zemrën tuaj”, ka komentuar Keane. /Sport Ekspres/