Shumë trajnerë dhe lojtarë kanë nisur që të shkëmbejnë eksperiencën e tyre nga Superiorja në Kosovë pas pranimit në UEFA. Kjo shihet si një mundësi e mirë edhe në aspektin financiar, ku presidentët shqiptarë në Kosovë investojnë jo pak për futbollin.
Por deri tani nuk kishte ndodhur kurrë që një trajner produkt i Superiores të kishte fituar titullin në elitën e Kosovës, pavarësisht emrave të shumtë që kanë qarkulluar. Vetëm pak muaj i janë nevojitur Ilir Dajës për të shkruar një faqe të re të historisë.
Tashmë vendi i parë është një histori e mbyllur për Ballkanin që ndodhet 12 pikë distancë nga Gjilani kur kanë mbetur edhe vetëm 4 ndeshje nga fundi. Në aspektin matematikor, Ballkani i duhet edhe vetëm një pikë deri në fund për të qenë zyrtarisht kampion pas barazimit të sotëm me shifrat 1-1 me Llapin. /Sport Ekspres/