Në të gjitha mediat e njohura në Europë ka ardhur raportimi se Mino Raiola ka ndërruar jetë. Nga Marca te Gazzeto dello Sport, kryefjala e parë e ditës së sotme ka qenë v.dekja e menaxherit më të njohur të botës së futbollit.
Por një kthesë e papritur ka ardhur, duke shtuar më tepër tymnajën e vërtetësisë së informacionit. Krahu i djathtë i Mino Raiolës, Fortes Rodrigues ka dhënë një deklaratë për mediat holandeze dhe në NOS duke hedhur poshtë gjithçka.
“Të gjitha lajmet që kanë dalë janë të pavërteta. Mino Raiola është në gjendje shumë të keqe, kjo është e vërteta, por nuk ka v.dekur ende”, ka thënë Rodrigues duke krijuar një kaos mediatik. /Sport Ekspres/
Krijg net uit de juiste bron bericht dat Mino Raiola niet is overleden. Men maakt zich zorgen over zijn gezondheid, maar de mededeling in diverse media dat hij is overleden is niet correct. #nos
— arn?? vermeulen (@arnovermeulen) April 28, 2022