Turneu i Bosnjes/ Lojtarë nga Barcelona dhe Totenham, Kombëtarja U-15 nis nesër grumbullimin

Pas disa seleksionimeve gjatë këtij viti të ri, ekipi Kombëtar U-15 do të zbresë në fushë për të matur forcat në turneun ndërkombëtar që do të zhvillohet në Bosnje & Hercegovinë për këtë grupmoshë në datat 3-5 maj 2022. Ky është një turne tradicional që organizohet nga Federata Boshnjake çdo vit dhe në këtë edicion do të marrë pjesë edhe vendi ynë, së bashku me Bosnje – Hercegovinën U-15, si edhe skuadra më e mirë e Sarajavës U-15 dhe ekipi më i mirë i Beogradit U-15..

Kombëtarja shqiptare U-15 do të nisë grumbullimin nga ditën e premte në Durrës, teksa ditën e sotme trajneri i skuadrës, Armand Dama ka bërë publike listën me 22 lojtarët e grumbulluar për këtë turne, ku 14 prej tyre luajnë në kampionatin shqiptar ndërsa 8 prej tyre aktivizohen me klubet e huaja si Barcelona, Tottenham.

Ekipi kombëtar U-15 ka zhvilluar disa seleksionime e grumbullime deri tani, teksa ky do të jetë testi i vërtetë për skuadrën e Damës, për të parë gjendjen e skuadrës dhe elementeve të kësaj grupmoshe.

Kuqezinjtë do të përballen me Bosnje – Hercegovinën më 3 maj, në ora 17:00 në stadiumin “FK Famos Hrasnica”, ndërsa më 4 maj, do të zhvillohet ndeshja tjetër mes ekipit më të mire të Sarajevës dhe skuadrës më të mirë të Beogradit. Më 5 maj do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera për vendin e parë dhe vendin e tretë, ku ekipet fituese që do të dalin nga sfidat e para, do të luajnë për të shpallur fituesin e turneut. Më poshtë edhe lista me emrat e 24 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *