Ndodh në Ballkan! Arbitri e pranon marrëveshjen për fiksimin e ndeshjes: Njërën pjesë e shkurtova me 20 minuta dhe tjetrën me 23 minuta

Një situatë tjetër e rrallë vjen nga Serbia sa i përket trukimit të ndeshjeve dhe arbitrave. Në përballjen mes Banja 1957 dhe Mladi Rudar, miqtë fituan me shifrat 0-1. Por ndeshja do të riluhet nga e para dhe rezultati nuk do të quhet, pasi është zbuluar gjithçka ka ndodhur. Arbitri Luka Nikolic ka treguar marrëveshjen mes ekipeve për fiksimin e rezultatin dhe njëkohësisht për shkurtimin e minutave.

“Në ndeshjen e përmendur kam qenë arbitri kryesor. Lojtarët e të dyja skuadrave kanë insistuar që ndeshja të përfundojë më herët, ashtu si edhe përfaqësuesit e të dyja skuadrave, sepse e tillë është marrëveshja e të dyja skuadrave, si dhe marrëveshja ishte që të fitonte ekipi mik. Në Bukovik u organizua një drekë për të dy ekipet, si për gjyqtarët ashtu edhe për delegatët, në të cilën nuk doja të merrja pjesë, së bashku me kolegët e mi.

Në konsultim me delegatin dhe me pëlqimin e tij, pjesën e parë e shkurtova në 20 minuta dhe të dytën në 23 minuta. Skuadrat nuk kanë pasur asnjë kundërshtim pas ndeshjes”, thuhet në deklaratën që Luka Nikolic që është dënuar me gjashtë muaj larg arbitrimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *