U largua trajneri me të cilin kishte probleme, ironia brilante e Franc Veliut me një libër në dorë: Fundi i mitit!

Gjilani ka vendosur që të shkarkojë trajnerin Ismet Munishi. Ky i fundit njihet si teknik karizmatik, për spektaklin në deklarata, por edhe për prodhimin e talenteve. Shpeshherë zgjedh që të shprehet se është më i miri në Kosovë dhe se ekipet që drejton, mund t’i arrijë vetëm qielli në lartësi.

Por drejtuesit e Gjilanit vendosën largimin e Munishit pasi Ballkani mori arratinë në vendin e parë. Një prej mbrojtësve që ka pasur probleme me trajnerin dhe nuk është paraqitur te Gjilani ka qenë edhe Franc Veliu. Pas lajmit për shkarkimin e trajnerit, Veliu ka postuar një fotografi në Instagram duke lexuar librin e Ali Podrimja, “Fundi i mitit”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *