E bujshme/ UEFA gjen ndeshjen e trukuar në elitën e Serbisë, lojtarët vendosnin baste të mëdha se ekipi i tyre do të humbiste

Një tjetër tronditje vjen nga elita e futbollit të Serbisë. Në ndeshjen e 11 prillit mes Radnikut dhe Novi Pazarit, vendasit arritën që të fitonin me shifrat 2-0. Në momentet e golave është e vështirë që të dallosh një tolerim nga miqtë, ku gjithçka duket e rregullt në pamje të parë. Por mediat serbe raportojnë se UEFA e cilëson këtë përballje të dyshimtë dhe ka hetim për trukim.

Shërbimet e Specializuara të Monitorimit të Basteve tregojnë se kanë gjeturt dukuri të dyshimta në këtë takim teksa janë vendosur shuma të mëdha parash në baste për fitoren e Radnikut. Madje edhe disa lojtarë të Novi Pazarit janë vendosur në hetim pasi mund të kenë luajtur për fitoren e kundërshtarëve të tyre me shuma të konsiderueshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *