Vllaznia është në pritje të fitores së parë me Elvis Plorin, Skënder Gega premton se Skënderbeu nuk dorëzohet

Tashmë kanë kaluar 5 javë kampionat që nga momenti kur Plori zuri vendin e Brdariçit në krye të pankinës së Vllaznisë, por shija e fitores nuk ka ardhur ende për të. Rrugëtimi i trajnerit shkodran nisi me humbjen 3-1 në fushën e Egnatias, ndërsa në vazhdim situata ka ardhur drejt përmirësimit në kampionat. Dy humbje dhe tre barazime janë statistikat e Plorit në “Abissnet Superiore”, të cilave u mungon fitorja.

Tani duhet të vijë momenti i Vllaznisë, teksa këtë fundjavë përballë do të ketë Skënderbeun. Korçarët janë me njërën këmbë në Kategorinë e Parë dhe kjo i shton shanset Plorit për të festuar tre pikëshin e tij të parë në detyrën e re. Sigurisht që kundër ekipit të Gegës asgjë nuk do të jetë e lehtë dhe trajneri ka premtuar se ekipi nuk do dorëzohet, por situata në të cilën ndodhet skuadra bën që shanset të jetë në krahun e Vllaznisë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *