Ka shkëlqyer me Tiranën këtë sezon, zbulohen 4 oferta nga Belgjika në tryezën e klubit bardheblu

Visar Bekaj ka qenë një siguri e shtuar për Tiranën këtë sezon. Vetëm 18 gola janë pësuar nga bardheblutë deri më tani në “Abissnet Superiore“  dhe një meritë e madhe këtu shkon edhe për gardianin nga Kosova. Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa në tryezën e Tiranës kanë mbërritur plot 4 oferta për shërbimet e tij.

Gazetari Drilon Xhepollari ka zbuluar në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“ se 4 klube nga elita e Belgjikës kanë dorëzuar ofertë për Visar Bekajn. Xhepollari ka bërë me dije se ekipet në fjalë renditen në mesin dhe më lart se mesi i tabelës. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi që do të marrë klubi i Tiranës në vazhdim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *