Futet Nedim Bajrami në fushë dhe Empoli përmbys Napolin nga 0-2 në 3-2, media italiane: Shqiptari ndryshoi ndeshjen

Empoli ka realizuar një çmenduri të vërtetë ndaj Napolit, duke e nxjerrë këtë ekip përfundimisht nga gara e titullit kampion. Mertens dhe Insigne dukej se e mbyllën këtë ndeshje para kohe. Kristjan Asllani ishte më i miri i takimit, por do të largohej në të 70 pas një dëmtimi. Më pas do të vinte momenti i Bajramit që u aktivizua në të 66. Në vetëm 7 minuta loje, duke nisur nga ajo e 80, Empoli realizoi tre gola për të përmbysur gjithçka.

Në golin e fundit ishte asisti magjik i Nedim Bajramit që vendosi historinë e takimit. Ndërkohë sipas Tuttomercatoëeb, mesfushori shqiptar meriton notën  më të lartë te Empoli, 7: “Dy pasime vendimtare, njëra më e bukur se tjera. Në më pak se gjysmë ore bën më tepër sesa lojtari që ishte në vendin e tij në fushë. Ndryshoi lojën tërësisht”, shkruhet në median italiane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *