Vazhdojnë skandalet se.ksuale te Ajaxi. Pas Overmarsit, i cili i dërgonte foto të organit gjenital kolegeve të tij, tashmë protagonist bëhet një tifozë. Një person i pranishëm në stadium në sfidën mes Ajax-it dhe Spartës së Roterdamit, është përpjekur të puthë stjuardesën pa dëshirën e saj.
Tifozi ka tentuar disa herë të bëjë një veprim të tillë, duke u kthyer kështu në një çështje për klubin. Vetë Ajaxi ka reaguar përmes një letre drejtuar tifozit në fjalë, të cilin e kanë dënuar me një ndalim në stadiumin “Joan Krojf” si dhe nuk do të lejohet të ndjekë skuadrën në transfertë. Gjithashtu, klubi holandez ka njoftuar edhe Federatën, e cila nga ana tjetër mund të vendosë për pezullimin e tij për dy ndeshje të Kombëtares së tulipanëve si dhe një gjobë prej 450 eurosh./Sport Ekspres/