Vedat Muriqi ka rilindur në radhët e Majorkës. Sulmuesi shqiptar gjeti përsëri rrugën e rrjetës ditën e djeshme, duke shënuar golin e dytë në fitoren e skuadrës së tij kundër Alaveshit. “Pirati“ ka fituar vlerësimin e trajnerit të ri, i cili është shprehur pas ndeshjes se Muriqi është një lojtar referencë për skuadrën e tij. Gjithashtu, Agirre ka thënë se lojtari nga Prizreni do i mungojë shumë pas kthimit te Lacio.
“Po, ai është një lojtar referencë për ne, kjo është e padyshimtë. Sigurisht, me gjithë respektin për të gjithë ekipin, ai është një lojtar i referencës ajrore, ai është një sulmues, ai di të luajë. Tani më duket se është ëmbëlsuar me golin dhe do të na mungojë. Por hej, kam Fernando Niñon që është më i përafërti, kam Abdon, kam Ángel, kam Hoppe… Ata katër mund të luajne perfekt, në një tjetër mënyrë padyshim, por të katër janë sulmues të mire. Të katër janë me mua dhe do të duhet të marrim njëmbëdhjetëshen më të mirë të mundshme”, ka deklaruar Havier Agirre./Sport Ekspres/