“Shikoni Handanovic që nuk proteston fare, goli i Milanit ishte i rregullt”! Pioli tmerrohet kur e sheh përsëristje golin e hequr, lë menjëherë intervistën

Interi ka arritur që të fitojë me shifrat 3-0 ndaj Milanit për të kaluar në finalen e Kupës së Italisë. Por në këtë takim nuk kanë munguar polemikat. Në minutën e 66 Benacer dhuroi një perlë të vërtetë nga distanca, por që do të anulohej me VAR. Sipas kryesorit të takimit, Handanovic i është bllokuar pamja nga një prej lojtarëve të Milanit që qëndron në pozicion jashtë loje. Ndërkohë ish-arbitri dhe specialisti në Itali, Graziano Cesari, ka shpjeguar rastin në fjalë për trajnerin e Milanit, Pioli.

“Handanovic e sheh topin. Kalulu është larguar dhe portieri arrin që ta shohi topin. Kam shumë dyshime për këtë rast, varet sesi interpretohet. Për mendimin tim Handanovic i bllokohet më tepër pamja nga lojtarët e Interit dhe rrezja e tij nuk errësohet nga Kalulu. Madje as nuk proteston”, u shpreh Cesari. Nga krahu tjetër trajneri i Milanit kur ka parë më mirë përsëritjen e rastit te anulimi i golit, ka zgjedhur menjëherë të braktis intervistën. Më herët ai theksoi se portieri i Interit nuk kishte protestuar fare për një bllokim rreze nga Kalulu, por pretendoi për prekje të topit me dorë më herët, e cila nuk rezultonte e vërtetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *