VIDEO/ “San Siro” vishet me ngjyrat zikaltër në derbin e Milanos, Interi mbërrin në finale të Kupës së Italisë

Kupa e Italisë ka mësuar finalistin e parë. “San Siro“ është veshur me ngjyrat zikaltër, teksa derbi i Milanos ka përfunduar me fitoren e pastër të Interit. Ekipi i Inzagit ka mposhtur me rezultatin 3-0 Milanin mbrëmjen e sotme, ndërsa dueli i parë mes tyre kishte përfunduar me shifrat 0-0.

Lautaro Martinez ka zhbllokuar shumë shpejt rezultatin, duke përshëndetur rrjetën që në minutën e 4-t të takimit. Ndërkohë 5 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, ishte përsëri argjentinasi ai që ndëshkoi kuqezinjtë. Milani ngushton diferencat në minutën e 68 me anë të një goditjeje nga larg të Benaserit, por VAR-i i prish festën “djajve” për një pozicion jashtë loje.

Kur loja po shkonte drejt fundit, Gosens shton emrin e tij në listën e golashënuesve, duke vulosur rezultatin final të sfidës, atë 3-0. Interi do të presë duelin mes Juventusit dhe Fiorentinës për të mësuar skuadrën që do të ketë përballë në finale të Kupës së Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *