“Abissnet Superiore“ kthehet përsëri në fundjavë, kur do të zhvillohet java e 30 e saj. Sipari ngrihet të shtunën me sfidën mes Vllaznisë dhe Partizanit, që luajnë aktin e tretë mes tyre në brenda pak kohë. Ndërkohë në mbrëmje, në orën 20:00, do të nisë dueli mes Kukësit dhe Laçit. Verilindorët do të kthehet më në fund në shtëpinë e tyre, të cilën do ta inagurojnë nën dritat e prozhektorëve.
Ndërkohë, e diela do të nisë me ndeshjen Tirana-Kastrioti, e cila zhvillohet në orën 13:45. Në orën 16:45 do të luhen paralelisht Dinamo-Teuta dhe Skënderbeu-Egnatia. Të dyja këto janë përballje me vlerë të madhe në garën për të siguruar qendrimin në “Abissnet Superiore“ edhe në sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ndeshjet e javës së 30 të “Abissnet Superiores“
E shtunë
16:45 Vllaznia – Partizani
20:00 Kukësi – Laçi
E dielë
13:45 Tirana – Kastrioti
16:45 Dinamo – Teuta
16:45 Skënderbeu – Egnatia