Vedat Muriqi ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës. Sulmuesi shqiptar është treguar i jashtëzakonshëm në zonë, ku ka shmangur mbrojtësin kundërshtar dhe me një goditje të saktë e dërgon topin atje ku portieri nuk mund ta mbërrinte dot.
“Pirati“ ka dyfishuar rezultatin në minutën e 3-të të shtesës së pjesës së parë. Majorka luan sot një përballje të rëndësishme me Alaveshin, të cilën po e udhëheq me rezultatin 2-0. Alavesh momentalisht mban vendin e fundit në renditje, prandaj në këtë sfidë nuk do të tolerohej një hap fals nga ana e Majorkës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/