Ja se çfarë do të thotë të punosh që nga moshat/ Chelsea është perfeksioni, Armando Broja në moshën 8-vjeç, Tomori në moshën 8-vjeç dhe Mount që 6-vjeç

Suksesi në futboll nis që nga moshat dhe për më tepër, nga bazat e forta. Chelsea e di më së miri formulën dhe për këtë arsye rritja e futbollistëve nga ekipet më të vogla te i pari është për t’u admiruar.

Mjafton t’ju përmendim disa nga emrat më të përfolura të momentit, ku shumë prej tyre janë ende në zotërim të Chelsea-t dhe moshën se kur i janë bashkuar londinezëve. Mes tyre gjendet edhe Armando Broja që është pjesë e këtij klubi që në moshën 8-vjeç.

Mount është marrë në moshën 6-vjeçare, ndërsa Loftus Cheek, Abraham, Gallagher, Musiala dhe Tomori janë marrë po në të njëjtën moshë sa edhe Broja dikur, 8-vjeç. Shoku i ekipit të Brojës që u dërgua në huazim te Southampton, Livramento, i është bashkangjitur Chelsea-t në moshën 7-vjeçare, së bashku me Hudson Odoi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *