Redon Xhixha është kthyer në një lojtar kryesor për Tiranën, duke i dhënë jo pak pikë Tiranës në këtë edicion të Superiores. Një ditë e veçantë kjo për sulmuesin bardheblu që ka uruar babain e tij.
Fotografia e zgjedhur tërheq vëmendje pasi babai i tij, me profesion polic, zgjidhte që të shkonte disa herë edhe me uniformën e punës për ta ndjekur të birin në stadium kur ishte pjesë e Laçit. “Gëzuar datëlindjen komandant”, është shkrimi i Xhixhës. /Sport Ekspres/