Humbja turpëruese e Barcelonës në ditën e sotme kundër Cadiz ka prishur jo pak edhe planet e Granadas. Tashmë Cadiz ka parakaluar Granadan dhe Mallorcan, duke i dërguar këto dy ekipe në vendin që të rrëzon nga La Liga. Me 29 pikë të grumbulluara, aktualisht është Mallorca e Vedat Muriqit që mban vendin që sjell dështimin e sezonit, por edhe Granada mbetet aty.
Megjithatë në ekipin e Myrto Uzunit kanë zyrtarizuar trajnerin e ri. Vetëm pak minuta më parë klubi spanjoll tregoi se Aitor Karanka, ish-asistenti i Jose Mourinhos në kohën kur ishte te Reali i Madridit, ka marrë në dorëzim Granadan. Ndeshja debutuese e tij do të jetë ajo e radhës ndaj Atletico Madrid. /Sport Ekspres/