Edmond Ruço ka zbuluar në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV” se në verë të gjithë ish-futbollistët e Dinamos janë vetëofruar ndërtuar një bord në mënyrë që klubi të shkonte në rrugën e duhur. Por kjo nuk është pranuar nga ana e klubit kryeqytetas.
“Po të jap një fakt. Në verë, para se të fillonte sezoni i ri futbollistik, janë vetëofruar të gjithë ish-futbollistët dinamovitë për të ndërtuar një lloj bordi. Pra që çdo gjë të eci në shinat e duhura. Nuk e pranuan. Nuk e di pse. Shkakun nuk e di. Janë vetëofruar”, është shprehur Edmond Ruço./Sport Ekspres/