Konyaspor po luan ndaj Gaziantep në kampionatin turk. Goli i parë ka ardhur në minutën e 32 nga Endri Cekici.
Pas krosimit të Bytyqit, Cekici ka shënuar me kokë si rrallëherë pasi nuk është kjo pika e tij më e fortë. Fitorja është detyrim për Konyaspor pasi po lufton për vendin e dytë qé të dërgon në Champions League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/