Më në fund! Pas një nisje sezoni spektakolare te Tirol, Vrioni kishte nisur të humbte nga radari. Gjashtë ndeshjet radhazi pa shënuar dhe me Gjeorgjinë në ndeshjen e Kombëtares, nuk la impaktin që pritej.
Megjithatë Vrioni ka përmbysur i vetëm Riedin. Rezultati ishte në shifrat 2-1 dhe sulmuesi shqiptar barazoi shifrat në minutën e 82, për të përmbysur gjithçka në sekondën e fundit të ndeshjes në 2-3. /Sport Ekspres/