Vlerësimi/ Armando Brojën e nxjerrin lojtarin më të dobët te Southampton ndaj Arsenal: Ndikimi i tij u zbeh…

Armando Broja luajti nga minuta e parë ndaj Arsenalit, në atë fitore me shifrat 1-0 të Southampton. Paraqitja e tij ishte deri diku pozitive, më veçanërisht sa i përket pjesës së parë. Sulmuesi hyri bukur në driblim mes katër lojtarëve kundërshtarë, por pasimi i tij final nuk ishte më i miri i mundshmi, për t’i dhënë vlerë gjithë spektaklit.

Pjesa e dytë ishte e gjitha për t’u harruar, teksa Southamptoni rezultoi me 17% mbajtje topi në ato 45 minuta të dyta. Ndryshe nga më parë, Hasenhutl vendosi që të luante vetëm me Brojën si sulmues kryesor, duke e ndihmuar nga krahët.

Por në një sistem të tillë dhe ndaj një kundërshtari që kishte kaq shumë qarkullim të topit, lojtari i Kombëtares tonë ra shumë fizikisht me kalimin e minutave. Në bazë të vlerësimit të “Hampshire”, Broja meriton notën 5, që është më e dobëta ndër lojtarët e Southampton.

“Lojtari i huazuar nga Chelsea u përpoq të përdorte forcën e tij në disa raste. Mund të ishte një asist në fillim të takimit pasi tregoi aftësi të madhe për të kaluar Ben Ëhite, por nuk ishte produktiv. U ndëshkua me karton të verdhë për një faull cinik ndaj mbrojtësit të Arsenalit në pjesën e dytë, atje ku ndikimi i tij u zbeh”, shkruhet në vlerësim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *